Bota

Coronavirusi, shtyhen edhe Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Përditësimi i fundit: 24/03/2020 - 14:14
Text size Aa Aa

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik mbajti në një deklaratë për shtyp në lidhje me vendimin për Lojërat Olimpike të vitit 2020, të cilat priteshin të organizoheshin në Tokio.

Rrethanat që janë krijuar në lidhje me coronavirusin COVID-19 nëpër botë, dhe në bazë të informacionit që është ofruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, presidenti i Komitetit Olimpik dhe kryeministri i Japonisë kanë dalë në përfundimin se lojërat olimpike Tokio 2020 duhet të shtyhen.

Shtyrja duhet të bëhet me vetëm një vit, jo më vonë se vera e vitit 2021, për të ruajtur shëndetin e atletëve dhe të gjithë të përfshirëve.

Coronavirusi COVID-19 ka shkaktuar shumë evenimente të tjera sportive nëpër botë që t’i shtyjnë organizimet, që nga Euro 2020 e deri te Copa America.

Yoshiro Mori, presidenti i Komitetit Organizues të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, dhe drejtori i përgjithshëm Toshiro Muto, do ta diskutojnë vendimin e fundit me presidentin e Komitetit Olimpik, Thomas Bach.

Tregime të lidhura