Bota

Paketa e ndihmës financiare, qeveria britanike ende e paqartë për masat ndaj të vetë-punësuarve

Përditësimi i fundit: 24/03/2020 - 19:39
Text size Aa Aa

Ministri britanik i financave, Rishi Sunak, ka njoftuar këtë të martë, se qeveria ishte duke punuar për masat që do të merren për të ndihmuar të vetëpunësuarit pas krizës së COVID-19.

Javën e kaluar Sunak njoftoi miliarda paund ndihmë financiare për bizneset, ndërsa u arrit edhe një marrëveshje për 80 përqind të mbulimit të pagës së punonjësve nga ana e qeverisë nëse bizneset i mbanin ata në punë.

Por për kritikët, kjo nuk do të siguronte mbështetje për rreth 5 milion  të vetëpunësuarit, të cilët ose duhej të vazhdonin të punonin dhe të anashkalonin këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, ose të humbisnin të gjithë të ardhurat e tyre.

Ministri i financave tha para ligjvënësve në Parlamentin Britanik se nuk mund të fliste për një hark kohor se kur masat do të shpalleshin, pasi zyrtarët duhet të studionin ende detajet e paketës. Sa i takon të vetëpunësuarve, tha se miliona prej tyre mund të mos ishin prekur nga kriza e pandemisë, madje sipas tij, ata mund edhe të kishin ritur të ardhurat e tyre prej saj.