Bota

Profecia për COVID-19, libri me parashikimet për fundin e botës renditet i dyti në Amazon

Përditësimi i fundit: 24/03/2020 - 08:09
Text size Aa Aa

Në vitin 2008 një spiritualiste amerikane publikoi një libër parashikimesh mbi fundin e botës, i cili aktualisht është kthyer në një fenomen letrar. Libri, i cili sot është renditur i dyti në letërsinë jo-fantastike në rrjetin e shitjeve Amazon, pretendon se ka disa informacione që lidhen edhe me COVID-19.

Autorja Sylvia Browne vdiq në vitin 2013 pothuajse e harruar mirëpo sot ka ardhur prapë në vemendjen e publikut. Në librin e saj, të titulluar: "Fundi i ditëve" parashikohet që rreth vitit 2020 një sëmundje e ngjashme me pneumoninë do të përhapet në të gjithë botën. Në libër theksohet fakti se kjo sëmundje do të prekë mushkëritë dhe se për të nuk do të ketë asnjë kurë të njohur.

idAutorja ishte kritikuar vazhdimisht për parashikimet e saj të pasakta teksa ishte gjallë. Një ndër parashikimet e gabuara ishte edhe mosha e vdekjes së saj, 88 vjeç, por ajo u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Megjithatë parashikimi i saj tanimë i famshëm mbi sëmundjen respiratore në vitin 2020, po shihet me një sy tjetër, edhe pse qeveritë na drejtojnë dita ditës të ndjekim udhëzimet zyrtare në lidhje me mbrojtjen nga COVID-19, duket se për momentin teoritë e fundit të botës kanë marrë një vëmendje të veçantë nga publiku.

Tregime të lidhura