Bota

Babai ndërton ''djep'' të izoluar për të mbrojtur fëmijën nga COVID-19

Përditësimi i fundit: 25/03/2020 - 15:22
Text size Aa Aa

Cao Junjie, Babai I një djali 2-muajsh në Kinë, ka bërë një “djep sigurie” për të mbrojtur foshnjen nga coronavirusi.

Ai thotë se kështu, kur e nxjerr fëmijën për shëtitje, ndihet i qetë që nuk do të infektohet.

Gruaja e tij, Fang Lulu, thotë se nuk priste që fëmija të ndihej rehat brenda “djepit prej xhami”.

“Tani është i vogël e nuk i vëmë dot maskë. Veç kësja, maska është shumë e rrezikshme për frymëmarrjen. Them se ‘djepi’ është i sigurt”, thotë ajo.

Ky “djep” i veçantë është si një kabinë të izoluar mirë, me sistem për filtrimin e ajrit, si dhe me një dorashkë plastike që e lejon prindin të fusë dorën në djep që nga jashtë, pa lejuar që fëmija të ketë kontakt me botën që e rrethon.

“U mora një muaj me krijimin e këtij djepi të sigurt për fëmijë, për shkak të epidemisë. Mund të ofrojë një mjedis mëse të sigurt kur del jashtë”, thotë babai 30-vjeçar.

Për ta realizuar, Cao ka modifikuar një kuti që përdoret për të shëtitur mace.

Veç kësaj, ai ka instaluar një monitor që tregon dendësinë e dioksidit të karbonit brenda në kuti, gjë që tregon cilësinë e ajrit.

Babai thotë që pajisja mund të mos përdoret vetëm për raste epidemie, por edhe për ta ruajtur fëmijën nga ajri i ndotur i qyteteve të mbipopulluara.

Ai shpreson që një ditë të arrijë ta prodhojë në masë, pasi ka pasur shumë kërkesa për blerje nga ndjekësit në rrjetet shoqërore.

Kina ishte vendi i parë që e përjetoi krizën me coronavirusin COVID-19. Në të gjithë vendin u identifikuan rreth 82 mijë të infektuar dhe 3281 persona humbën jetën.

Tregime të lidhura