Bota

Coronavirus SHBA, mbi 60 mijë raste të konfirmuara

Përditësimi i fundit: 25/03/2020 - 19:11
Text size Aa Aa

Në Shtetet e Bashkuara, numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është mbi 50 mijë, sipas Qendrës për Menaxhim Sistemesh dhe Inxhinieri në Universitetin John Hopkins (CSSE).

Shifra ekzakte është 60,115 të infektuar dhe 824 viktima sipas CSSE.

Shteti i Nju Jorkut është kthyer në epiqendrën e COVID-19 në vend me 30,811 raste të raportuara dhe 192 viktima.

Nju Xhersi dhe Kalifornia kanë raportuar respektivisht 3,675 dhe 2,660 raste.

Për të frenuar përhapjen e sëmundjes, Uashington D.C ka dhënë urdhër për mbylljen e gjithë bizneseve jo të domosdoshme, duke iu bashkuar listës me shteteve si Kalifornia, Nju Jorku, shteti i Uashingtonit dhe Ilinois, të cilët kanë shtrënguar kufizimet për grumbullimet publike.

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të martën se donte që SHBA të “rihapej” deri për Pashkë, e cila sivjet bie në datën 12 prill, pavarësisht paralajmërime se duke e bërë këtë rrezikom përhapjen edhe më të gjerë të coronavirus në vend.

Megjithatë, autoritetet shtetërore kanë theksuar nevojën urgjente për t’u fokusuar mbi krizën publike shëndetësore, sesa rinisjen e parakohshme të aktiviteteve ekonomike.  

Tregime të lidhura