Bota

Coronavirusi në SHBA, vihen në punë anijet-spital të Marinës Amerikane

Përditësimi i fundit: 25/03/2020 - 13:12
Text size Aa Aa

Një anije spitalore e marinës amerikane u furnizua me pajisje në Norfolk të Virxhinias, teksa përgatitet që të shërbejë si spital për pacientë që nuk janë të prekur nga coronavirusi COVID-19.

Tani për tani, pacientët janë duke qëndruar në spitale të ndryshme në breg, sipas Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se anijet-spital të marinës do të vihen në shërbim, nga një për secilin nga brigjet amerikane (në Kaliforni, në perëndim, dhe në Nju Jork, në lindje).

Këto anije do të shërbejnë për të lehtësuar barrën e spitaleve të cilat mund të tejmbushjen për shkak të pandemisë me coronavirusin COVID-19.

Anijet do të mundësojnë që spitalet në breg të jenë më të përqendruar me pacientët e prekur nga coronavirusi.

Anija e parë spitalore, e quajtur “Comfort”, do të dërgohet në Nju Jork. Simotra e saj, e quajtur “Mercy”, do të angazhohet në Los Anxhelos.

SHBA-të mund të bëhen epiqendra e re, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, teksa numri i të infektuarve ka arritur 55 mijë, e sa vjen dhe i afrohet numrit të Italisë, e cila, bashkë me Spanjën dhe Francën, e bën Europën qendrën qendrën e pandemisë për momentin.

 Margaret Harris, zëdhënësja e OBSH-së, tha se në 24 orët e fundit, 85% e rasteve me të infektuar që janë verifikuar në të gjithë botën vijnë nga SHBA-të, gjysma e tyre në Nju Jork.

Qeveria amerikane, ndërkohë, ka ofruar një shifër që është rekord historik, 2 trilionë dollarë për të përballuar problemet ekonomike të shkaktuar nga pandemia. BE-ja, e cila ka më shumë banorë, ka ofruar 750 miliardë euro.

Presidenti Trump tha se Amerika do t’i rikthehet veprimtarive normale para pashkëve, me 12 prill. “Është mëse e mundur”, tha ai në një intervistë për kanalin amerikan, Fox News.

Tregime të lidhura