Bota

Sekretari i OKB-së për Euronews, triliona dollarë nevojiten në të gjithë botën që të shmanget katastrofa

Përditësimi i fundit: 25/03/2020 - 16:54
Text size Aa Aa

Sekretari  Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha në një intervistë ekskluzive për studiot qendrore të Euronews se bota duhet të tregojë solidaritet dhe të vërë triliona dollarë në përdorim për të gjitha vendet, edhe për kombet në zhvillim.

Për Guterres, kjo situatë nuk është parë ndonjëherë në 75 vitet e ekzistencës së OKB-së.

Për shkak se situata është shumë serioze, nëse nuk tregohet solidaritet me të gjitha shtetet, edhe me ato të varfrat, nëse qeveritë nuk i mobilizojnë burimet për ta luftuar virusin në të gjithë globin, pasojat do të jenë tepër të rënda.

Dhe nuk është vetëm ulja e kurbës së virusit që duhet të jetë në frontin e përpjekjeve globale, tha ai, por gjithashtu që kjo situatë dramatike të shihet si një mundësi për të krijuar një ekonomi më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.  

“Njerëzit po ndërgjegjësohen që kjo situatë ka për të qenë edhe më serioze nëse nuk ka solidaritet për të gjitha kombet, nëse nuk luftohet virusi në të gjitha shtetet,  mund të shohim që të vdesin me miliona njerëz nëpër botë, një skenar që duhet ta shmangim patjetër”, tha ai.

“Shumë gjëra do të ndryshojnë në mënyrë të pakthyeshme në jetët tona” tha ai për Euronews.

Ai gjithashtu na tha:

  • Shtetet nuk kanë reaguar me shpejtësi ndaj krizës së coronavirus por se tani nuk ishte momenti për t’i drejtuar gishtin askujt
  • Nëse nuk e luftojmë tani krizën e COVID-19 miliona njerëz mund të infektohen dhe të vdesin
  • Kriza do të jetë shumë më serioze nëse nuk ka strategji apo koordinim

Tregime të lidhura