Bota

6 hapat për të kontrolluar COVID-19 sipas kreut të OBSH-së

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 15:27
Text size Aa Aa

Në kohën kur e gjithë bota po përballet me një situatë dramatike për shkak të përhapjes së coronavirusit, thirrja e OBSH ndalet tek gjashtë hapa konkretë që duhen ndjekur për të parandaluar COVID-19.

6 hapat për të kontrolluar COVID-19

Vendet të cilat kanë izoluar popullsinë e tyre për të parandaluar përhapjen e coronavirusit duhet të shfrytëzojnë kohën për të mposhtur virusin, kjo është thirrja e radhës e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

"T’iu kërkosh njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të bllokojnë lëvizjen, do të thotë të fitosh kohë dhe të ulësh presionin ndaj sistemeve shëndetësore", - nënvizoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Vendet duhet të zgjerojnë, trajnojnë dhe vendosin forcat e tyre në shërbim të kujdesit shëndetësor dhe shëndetit publik, si dhe sistemet e zbatimit për të gjetur çdo rast të dyshuar dhe për të përfunduar testimin.

Kur numri i të infektuarve dhe viktimave në të gjithë botën shtohet, kreu i OBSH iu bëri thirrje të gjitha vendeve të zbatojnë gjashtë "hapa kryesore" për të kontrolluar dhe parandaluar përhapjen e virusit.

"Ju keni krijuar një dritare të dytë të mundësive. Pyetja është, si do ta përdorni? Ekzistojnë gjashtë veprime kryesore që rekomandojmë: së pari - të zgjeroni, trajnoni dhe të keni fuqinë e kujdesit shëndetësor dhe shëndetit publik; së dyti - të implementoni një sistem për të gjetur çdo rast të dyshuar; së treti - rritja prodhimit, kapacitetit dhe disponueshmërisë së testimit; së katërti - identifikoni, adaptoni objektet që do të përdorni për të trajtuar dhe izoluar pacientët; së pesti - zhvilloni një plan dhe proces të qartë për rastet e karantinës. Dhe së fundi, e gjashta - përqendroni të gjithë qeverinë në mposhtjen dhe kontrollin e COVID-19", - shpjegon ai.

"Ne kemi kapërcyer shumë pandemi dhe kriza më parë, - u shpreh kreu i OBSH, - edhe këtë do ta tejkalojmë. Pyetja është cili është çmimi që do të paguajmë". Ai shtoi se OBSH është "veçanërisht e shqetësuar për vendet në nevojë" dhe tha se pandemia do të ishte një "krizë akute humanitare" shtesë për vendet e tilla.

Tregime të lidhura