Bota

Coronavirusi bëri të heshtë edhe “qytetin që nuk fle kurrë”

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 14:30
Text size Aa Aa

Coronavirusi bëri të heshtë edhe “qytetin që nuk fle kurrë”

Vendi që quhet shpesh si “udhëkryqi i të gjithë botës”, sheshi “Times Square” në Nju Jork, “qytetin që nuk fle kurrë”, është një tjetër provë se si coronavirusi e ka kthyer botën përmbys, teksa vazhdon me pandeminë.

Edhe pse ishin ende te ndezura, ekranet gjigante të reklamave dhe dritat e mëdha, që e bëjnë këtë shesh ikonik, mund të shiheshin nga vetëm pak njerëz që kalonin aty pranë.

Qyteti i Nju Jorkut ka përjetuar rritjen më të madhe të të infektuarve këtë të martë, ndërkohë që spitalet janë mbushur plot.

Vala tjetër e madhe mund të ndihet edhe në Kaliforni, qendrën më të populluar në anën tjetër të Amerikës, në brigjet e Oqeanit Paqësor.

Spitalet në Nju Jork po luftojnë për të gjetur shtretër, ndërkohë që numri i pacientëve me coronavirus sa vjen e shtohet, në 25.600 raste deri më tani, ndërsa të vdekurit kanë arritur 210.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se gjërat në qytet janë keq, pasi janë epiqendra e virusit për SHBA-të.

Në SHBA është miratuar plani me 2 trilionë dollarë për të ndihmuar ekonominë e vendit, teksa qendrat industriale, si Nju Jorku e Los Anxhelosi, u kanë kërkuar banorëve që të mos dalin nga shtëpitë teksa shifrat e të infektuarve rriten me shpejtësi të madhe.

SHBA-të priten që shumë shpejt të jenë qendra botërore e pandemisë.

Drejtori i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ngre alarmin se coronavirusi kërcënon të gjithë njerëzimin. Ai thotë se vendet duhet të bashkëpunojnë për ta luftuar virusin edhe në vendet e varfra, ku të infektuarit e të vdekurit mund të shkojnë në miliona, nëse nuk tregohet solidaritet dhe bashkëpunim nga e gjithë bota.

OKB ka nisur një plan me 2 miliardë dollarë për të krijuar një përgjigje humanitare në vendet e varfra, por Guterres bën thirrje se për këtë duhen triliona, ndaj u kërkon vendeve të shfaqein solidaritet.

Për sa i përket ekonomisë, agjencia e vlerësimeve “Moody’s” parashikon recesion për 20 vendet më të industrializuara, ndërkohë që tregjet e bursës vazhdojnë të kenë shifra negative.

Tregime të lidhura