Bota

Humbjet nga Lojërat Olimpike | Shtyrja e olimpiadës së Tokios pritet të lërë gjurmë në ekonomi

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 20:35
Text size Aa Aa

Lojërat Olimpike do të organizohen vitin e ardhshëm, pas vendimit që u morr këtë javë. Kjo gjë do të sjellë një ndikim në ekonominë e Japonisë, që kishte përgatitur gjithçka për eventin e programuar për tu zhvilluar në periudhën korrik gushë.

Sipas llogarive të analistëve, fatura e shtyrjes së Lojërave Olimpike arrin në 6 miliardë dollar Japonisë, një shifër e konsiderueshme. Në përllogaritjen e bërë, janë marrë në konsideratë investimet e bëra, një pjesë prej të cilave ishin të përkohshme. Po ashtu dhe turizmi do të pësojë rënie, pasi rezervimet e bëra po anulohen.

Edhe pse disa nga këto të ardhura mund të rimëkëmben në vitin e ardhshëm kur dhe do zhvillohet Olimpiada e Tokios, ky s'postim mund të ndikojë në ekonominë e vendit, duke marrë në konsideratë se dhe virusi COVID-19 do të lërë shenjën e tij në këtë sektor.

Dhoma e tregtisë italiane ka ngritur shqetësimin sa I takon humbjeve në ekonominë e vendit nga rënia e konsumit për shkak të situatës së rëndë që po kalon vendi nga pandemia. Sipas saj, kjo rënie mund të kap shifrën e 52 miliardë eurove.

Tregime të lidhura