Bota

Indi, ndëshkime të ashpra për shkelësit e shtetrrethimit

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 10:12
Text size Aa Aa

India ka pak ditë që u ka kërkuar 1.3 miliardë banorëve që të kufizojnë qarkullimin e të mbyllen në shtëpi, pasi janë verifikuar rastet e para të të prekurve me coronavirus.

Situata e keqe me infrastrukturën shëndetësore ka bërë që qeveria të kërkojë masa shumë të rrepta në lidhje me zbatimin e shtetrrethimit.

Policët indianë janë vendosur në postblloqe dhe disa prej tyre janë parë të godasin “shkelësit” me shkopinj, pasi nuk kanë respektuar oraret e shtetrrethimit.

Policia në Mumbai, Nagpur dhe Mau ka përdorur forma të ndryshme ndëskimi, deri te detyrimi për të bërë pompa.

Ndalimi i qarkullimit ka bërë që njerëzit të dnden nëpër dyqane ushqimesh, ndërkohë që në Delhi, qeveria ka shpërndarë ushqim falas për të pastrehët dhe punëtorët që preken nga kriza.

India ka pasur 536 raste personash të infektuar me COVID-19, dhe 10 raste të vdekurish, deri tani.

Edhe pse shifrat janë të vogla në krahasim me shumë vende të tjera që po vuajnë përhapjen e virusit, kryeministri tha se vendi me 1.3 miliardë banorë rrezikon ta pësojë më keq se të gjithë nëse nuk merren masa të ashpra që tani.

India ka vetëm 0.5 shtretër spitalesh për çdo 1000 banorë, që është shumë pak në krahasim me 4.3 që kanë në Kinë, dhe 3.2 në Itali, dy vendet më të prekura në botë.

Tregime të lidhura