Bota

Kërkime për ilaçin ndaj COVID-19, medikamenti kundër malarjes po aq efektiv sa kurat e zakonshme

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 08:34
Text size Aa Aa

Sipas një studimi të publikuar në gazetën Zhejiang të Universitetit të Kinës, ilaçi i malarjes i cili mendohej se jepte rezultat ndaj COVID-19, nuk ka rezultuar në fakt më efektiv se trajtimet e tjera.

Studimi ishte i një shkalle të vogël dhe përfshiu 30 pacientë, 15 prej të cilëve iu dha ilaçi i malaries, 13 u shëruan brenda një jave, ndërsa nga 15 të tjerët të cilët u trajtuan me medikamentet e zakonshme ,14 prej tyre rezultuan negativ ndaj coronavirusit pas një jave.

Megjithatë, studimi është kritikuar në rrethet shkencore pasi kampioni i marrë në studim nuk ishte statistikisht domethënës, dhe se do duheshin edhe më shumë studime të ngjashme për të arritur një rezultat përfundimtar.

Por, medikamenti është duke u përdorur gjërësisht në Shtetet e Bashkuara teksa edhe Presidenti Trump ka rekomanduar përdorimin e këtij ilaçi. Spitalet e New York-ut kanë nisur testime të cilat do të ndiqen në vijim mbi rezultatin që do të japë ky ilaç, mes përpjekjeve të shumta për të gjetur një medikament efektiv ndaj COVID-19.

Tregime të lidhura