Bota

Kreu i OKB-së: Duhen 2 miliardë dollarë për të ndihmuar vendet e varfra

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 16:42
Text size Aa Aa

"Me këtë virus ne po jetojmë në një situatë lufte dhe duhet t’i përgjigjemi me një ekonomi lufte". Ishte kjo deklarata e dhënë nga sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Gutteres në një intervistë ekskluzive për Euronews. Ai bëri thirrje për një përgjigje të qartë dhe të koordinuar globale ndaj krizës së coronavirusit.

"Aksioni i nevojshëm që duhet është që të gjithë të bashkohen në një mënyrë të koordinuar për të mposhtur virusin dhe për t'u siguruar që njerëzit dhe bizneset që duhet të mbijetojnë, të ndihmohen në mënyrë efektive nga një mobilizim masiv dhe me fondet që kërkon situata aktuale. Duke jetuar në një situatë lufte kundër virusit, ne duhet ta trajtojmë atë me një ekonomi lufte", tha ai.

Z. Guterres tha se ai dëshironte të mobilizonte një përqindje dyshifrore të ekonomisë globale për të përballuar këtë situatë.

"Shumë gjëra do të ndryshojnë, unë do të thosha në mënyrë të pakthyeshme për jetën tonë.Sapo kemi nxjerrë një plan ndërveprimi, një plan humanitar duke adresuar saktësisht kundërpërgjigjen ndaj COVID-19, pikërisht në ato çështje humanitare që janë tashmë të vështira, siç janë zonat e konfliktit, vendet e varfra, kampet e e refugjatëve.

Ju keni kapacitetin për të adresuar nevojat e stafit shëndetësor që është duke punuar në rrethana kaq të tmerrshme. Të gjitha këto në një paketë, duke i bërë thirrje botës që me një fond  2 miliardë dollarësh, t’i përgjigjen saktësisht situatës në vendet më vulnerable", - theksoi Guterres.

Tregime të lidhura