Bota

Liderët e G20: Do të bëjmë çmos për të luftuar COVID-19

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 22:15
Text size Aa Aa

Mbreti Abdullah i Jordanisë iu bashkua samitit të 20 ekonomive më të mëdha në botë gjatë së enjtes, për një takim të mbajtur përmes një video-konference për shkak të zhvillimit të COVID-19.

Shtetet e G20 thanë se do të bëjnë “çfarë do që të jetë e nevojshme” për të kapërcyer krizën e coronavirusit dhe se pjesë e këtyre përpjekjeve do të jetë dhe alokimi i 5 trilionë dollarëve për ekonominë globale përmes masave kombëtare për të zvogëluar sa më shumë impaktin.

Liderët u zotuan se do të implementojnë dhe do të financojnë gjithë masat e nevojshme shëndetësore për të mbrojtur jetë njerëzish dhe për të minimizuar dëmet ekonomike dhe sociale, si dhe për të shmangur ndërhyrjet e panevojshme në tregtinë ndërkombëtare.

Ata gjithashtu shprehën shqetësimet e tyre për rrezikun e mundshëm që i kanoset vendeve më të dobëta, veçanërisht ato në kontinentin afrikan dhe për grupet e refugjatëve, duke pranuar nevojën për të forcuar rrjetet globale të sigurisë financiare dhe sistemet shëndetësore kombëtare.

Ka qenë Arabia Saudite, e cila kryeson aktualisht G20, që kërkuar për mbledhjen e këtij samiti pas kritikave të mëparshme për përgjigjen e ngadaltë të ekonomive më të mëdha ndaj sëmundjes, e cila është përgjegjëse për infektimin e mbi 470 mijë personave në mbarë botën, prej të cilëve më shumë se 21 mijë personave kanë humbur si dhe për nxitjen e një recesioni global

Tregime të lidhura