Bota

Moska përshpejton ndërtimin e spitalit të ri infektiv

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 16:25
Text size Aa Aa

Rusia po e përshpejton  ndërtimin e një spitali për sëmundje infektive në periferi të Moskës.

Zv/kryetari i bashkisë, Andrey Bocharev, tha se spitali pritet të mbarojë në fund të prillit.

“Spitlai do të mbajë deri në 630 pacientë dhe tani po merr pajisjet mjekësore, pjesërisht të blera jashtë vendit si dhe nga qendra të tjera në Rusi”, tha ai.

Rusia ka pasur 658 raste me coronavirus deri tani, dhe rritja më e madhe ka ndodhur të mërkurën. Megjithatë, nuk është raportuar asnjë i vdekur.

Pasiguria e tregjeve dhe rënia e çmimeve të naftës, gjithsesi, e ka goditur ekonominë duke e bërë rublën ruse të zbresë në nivelin më të ulët për dy vitet e fundit.

Sot, më 26 mars, të infektuarit në të gjithë botën janë duke iu afruar numrin 500.000, ndërsa të vdekurit e regjistruar janë 21.308.

Lajmi i mirë është se edhe të shëruarit vazhdojnë të shtohen, me një total prej 114.870, gjysma e të cilëve janë në Kinë.

Irani vazhdon të ketë një numër të lartë të të vdekurish, duke regjistruar tani 2077 në total, me 27.017 të infektuar.

Dje nisi kufizimi i qarkullimit për 1.3 miliardë njerëz në Indi, ndërkohë që në Europë e SHBA vazhdojnë të zbatohen kufizime të rrepta, duke mos lejuar hapjen e biznesve jo-jetike, duke mbajtur shkollat mbyllur e duke ndaluar daljen e personave nga shtëpia pa ndonjë arsye të rëndësishme.

OKB ka nisur një plan me 2 miliardë dollarë për të krijuar një përgjigje humanitare në vendet e varfra, por Guterres bën thirrje se për këtë duhen triliona, ndaj u kërkon vendeve të shfaqein solidaritet.

Tregime të lidhura