Bota

Arrin në 800 mijë numri i të infektuarve në të gjithë botën

Përditësimi i fundit: 31/03/2020 - 15:30
Text size Aa Aa

Numri i personave të prekur me COVID-19 ka arritur në mbi 800 mijë persona në të gjithë botën, të vdekurit 38 mijë.

Në SHBA, ku janë bërë më shumë teste, janë gjetur rreth 165 mijë të infektuar, dhe deri më tani janë regjistruar 3170 të vdekur, mbi 1000 prej të cilëve vetëm në Nju Jork.

Italia e ka kaluar shifrën e 100 mijë të infektuarve dhe vazhdon të ketë numrin më të lartë të vdekurve në botë, 11.591.

Spanja është vendi i dytë më i prekur në Europë dhe i treti më i prekur në botë, duke lënë pas edhe Kinën, ku nisi epidemia, dhe duke iu afruar Italisë në shifra me ritme të shpejta. Të prekurit në Spanjë numërohen 94.147, dhe të vdekurit janë 8189.

Franca po ashtu ka hyrë në grupin e vendeve me më shumë se 3000 të vdekur, bashkë me SHBA-të. Të infektuarit janë 45.171.

Edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku coronavirusi nuk ka kursyer pa infektuar as kryeministrin dhe as familjen mbretërore, numri i të vdekurve është rritur në 1412, me 22.465 të infektuar.

Holanda, edhe pse numëron vetëm 11.817 të sëmurë nga COVID-19, numri i të vdekurve ka arritur në 1040.

Zvicra, me 16.176 të infektuar dhe 373 të vdekur ka përqindjen më të lartë të popullsisë së infektuar, 2.375 për çdo 1 milionë banorë.

Spanja ka 1905.48 të infektuar për çdo 1 milion banorë,  Italia 1610,

Shqipëria ka 80.94 të infektuar për 1 milionë banorë, Kosova 61.42, Maqedonia e Veriut 137.21, Serbia 97.34 dhe Mali i Zi 151.95.

Tregime të lidhura