Bota

Bie numri i fluturimeve në botë, pamjet e radarëve tregojnë një ulje drastike të trafikut ajror

Përditësimi i fundit: 31/03/2020 - 08:26
Text size Aa Aa

Thuajse gjithë vendet e botës janë në izolim duke u përpjekur të ndalojnë përhapjen e mëtejshme të covid-19, ndërsa shumica e linjave ajrore kanë ndaluar aktivitetin e tyre, duke sjellë një ulje prej të paktën 50% të trafikut ndërkombëtar ajror në të gjithë botën.

Të dhënat nga website i gjurmimit të avionëve flightradar24.com, tregon se trafiku ajror ka pësuar ulje rrënjësore. Fluturimet komerciale të kanë rënë me 55% javën e fundit të marsit të 2020-ës krahasuar me vitin 2019, thuhet në websitin e flightradar. Pritet që kjo situatë të vazhdojë ndërkohë që kompanitë po heqin edhe më shumë fluturime nga ato të planifikuara.

Italia një ndër vendet të goditura më rëndë nga pandemia, ka pasur vetëm 4 fluturime brenda për brenda saj gjatë mesit të ditës. Në qendra të dendura popullsie në Evropë është vënë re një trafik shumë i ulët ajror, teksa qiejt e Spanjës dhe Portugalisë janë shkretuar thuajse tërësisht.

Londra ku normalisht një avion ulet çdo minutë gjatë ditëve të javës, ka pasur vetëm disa fluturime ndërsa qiejt e Parisit ishin praktikisht të zbrazët.

Moska, ku izolimi dhe mbyllja sapo kanë nisur, ka pasur vetëm disa fluturime brenda vendit. Ndërkohë që qendrat e populluara të Shteteve të Bashkuara si New York, Los Angeles, Chicago kanë pasur një trafik ajror mjaft të reduktuar.

Tregime të lidhura