Bota

Interpol: Grupet e krimit të organizuar po përshtaten me aktivitete të reja kriminale

Përditësimi i fundit: 31/03/2020 - 15:01
Text size Aa Aa

Pandemia e COVID-19 ka nxitur tendenca të reja kriminale, ka thënë kreu i Interpol për Euronews të hënën, duke paralajmëruar se grupet e krimit të organizuar kanë përshtatur aktivitetet e tyre në mënyrë që të përfitojnë nga kriza shëndetësore globale.

Jurgen Stock zbuloi për Euronews se autoritetet e rendit në mbarë botën kanë konfiskuar pajisje mjekësore kontrabandë, duke përfshirë edhe maska mbrojtëse të standardeve të ulëta, të ashtuquajturin “corona spray”, ilaçe dhe dezinfektant duarsh të cilësisë së ulët”

Deri tani nuk ka një vaksinë kundër coronavirusit të ri dhe ekspertët e OBSH-së kanë parashikuar se është ende 12 deri në 18 muaj larg”.

Gjithashtu OBSH ka theksuar se duhen më shumë kërkime që të shpallin zyrtarisht nëse disa lloje medikamentesh, duke përfshirë edhe ajo e malaries, mund ta luftojnë virusin në të vërtetë.

Kreu i Interpol gjithashtu përmendi disa taktika të tjera që përdorin grupet e krimit të organizuar si për shembull “call center-a kriminal.”

 “Kemi forma të reja mashtrimi përmes telefonatave”, tha ai, “ku njerëzit po marrin thirrje nga individë që pretendojnë se janë zyrtarë spitalesh”.

“Ata pretendojnë sikur kanë një të afërm të sëmurë, që kanë nevojë për para për trajtimin e tyre shëndetësor ose mundohen të inkurajojnë njerëz që të bëjnë donacione që të sigurojnë trajtime mjekësore”, shtoi ai.

Hakerat gjithashtu po përdorin pandeminë që të përhapin viruse të dëmshme për kompjuterët duke pretenduar se janë autoritete mjekësore dhe i kërkojnë viktimave të tyre që të hapin dokumentin e bashkëngjitur.  

Javën e shkuar, Interpoli njoftoi se kishte kryer 11 arreste në të gjithë botën gjatë një operacioni të madh kundër shitjeve të jashtëligjshme në internet dhe produkteve mjekësorë.

Deri nga mesi i marsit, mashtrimet përmes telefonatave kanë rezultuar në humbje të mëdha monetare, si për shembull qindra mijëra dollarë në një rast të vetëm, ”thanë autoritetet ligj zbatuese.

“Deri më sot, Interpol ka asistuar në kapjen e 30 skemave mashtruese me lidhje nga Azia në Europë, duke çuar në bllokimin e 18 llogarive bankare dhe ngrirjen e më shumë se 730 mijë dollarë amerikanë në transaksione të dyshimta bankare, ”thuhej në deklaratë.

Tregime të lidhura