Bota

Pedagogu i Ekonomikut: New York është shteti më i rrezikuar në Amerikë prej COVID-19

Përditësimi i fundit: 31/03/2020 - 09:16
Text size Aa Aa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgatiten të jenë vatra e re e madhe e coronavirusit. Ndërkohë që qeveria ka prezantuar një plan agresiv ekonomik, jeta i është nënshtruar masave drastike.

Pedagogu i Fakultetit Ekonomik, i cili prej një viti ndodhet për studime pas-univeristare në Boston, Masachusets, Selim Blliku tregon për Euronews Albania mënyrën se si po menaxhohet situata nga shteti.

"Mënyra e menaxhimit të situatës varet prej shteteve të caktuara në SHBA. New York-u është më i rrezikuari ku po merren masat më të mëdha. Pastaj vjen New Orleans, Detroit dhe Michigan ku situata është kritike, por masat që po ndërmerren ndryshojnë nga shteti në shtet. Ketu në Masachusets ku jetoj unë rastet janë më të pakëta", tregon Blliku.

Ai rrëfen gjithashtu se në SHBA administrata e Presidentit Trump po investon shumë para për të kaluar gjendjen e vështirë ekonomike të biznesit, por edhe të qytetarëve.

"Paketa që Presidenti miratoi që është një shifër shumë e madhe rreth 2% e GDP-së të Amerikës që i bie rreth 2-3 trilionë dollarë do të shërbejë për të ndihmuar individët dhe kreditë në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Peshën më të madhe do ta ndjejë biznesi i vogël për shkak të aktiviteteve të tyre që do të qëndrojnë disa muaj të mbyllur", tha për Euronews Albania pedagogu i Ekonomisë, Selim Blliku .

Tregime të lidhura