Bota

Tjetër rekord viktimash në Spanjë, Franca dhe SHBA u bashkohen vendeve me mbi 3000 të vdekur

Përditësimi i fundit: 31/03/2020 - 12:26
Text size Aa Aa

Spanja ka regjistruar një tjetër numër tragjik viktimash nga coronavirusi COVID-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 849 të vdekur, duke e çuar totalin në 8189.

Kjo është dita më e rëndë për Spanjën, që nga nisja e virusit, dhe numri i infeksioneve të zbuluara në 24 orë po ashtu është rritur duke shkuar në 9000, 3000 më shumë se një ditë më parë.

Kjo e çon totalin në 94 miijë raste të identifikuara me coornavirus.

Shifrat e reja janë goditje e rëndë për vendin ku shërbimet shëndetësore vazhdojnë të jenë të bllokuara nga numri i lartë i pacientëve.

Spanja është në javën e tretë të kufizimeve, të cilat priten të ashpërsohen edhe m shumë në fund të javës.

Kufizimi i lëvizjeve duket se ka dhënë rezultate të mira, pasi nëse dy javë më parë të infektuarit shtoheshin me 8.3%, këtë javë janë shtuar me 4%.

Në Itali, autoritetet njoftuan 812 vdekje këtë të hënë, duke e çuar totalin në 11.500.

Italia dhe Spanja janë tashmë dy vendet më të prekura për sa i përket vdekjeve.

Ndërsa për sa i përket numrit të të infektuarve, numri më i lartë është në SHBA, rreth 164 mijë.

Duhet pasur parasysh që në SHBA janë bërë shumë teste, më shumë se 1 milionë banorëve.

Veç kësaj, SHBA-të dhe Franca janë dy vendet e reja që u shtohen grupit me më shumë se 3000 të vdekur, gati për t’ia kaluar edhe Kinës.

Nga Italia kanë nisur të vijnë shenjat e para të mira, pasi është ulur numri i infektimeve të reja.

Grafikët më poshtë tregojnë numrin e rasteve që zbulohen çdo ditë nëpër vendet më të prekura të Europës.

Edhe pse shenjat duken pozitive, është ende herët për të thënë me saktësi që Italia e ka nisur uljen e rasteve.

Tregime të lidhura