Bota

Vidhet piktura e Van Gogh në Holandë, hajdutët hynë në muze duke thyer një prej dritareve

Përditësimi i fundit: 31/03/2020 - 08:42
Text size Aa Aa

Një pikturë e mjeshtrit holandez Vincent Van Gogh është vjedhur gjatë orëve të para të mengjesit të datës 30 mars nga një muze i mbyllur si pasojë e coronavirusit në qytetin e Larenit, raporton policia holandeze.

Piktura e quajtur “Kopshti pranveror” që tregon një kopshtNuenen në vitin 1884, ishte marrë hua nga Muzeu i GroningenHolandë.

Zëdhënësi i policisë tha për agjencinë e lajmeve Reuters se ata morën një telefonatë që i lajmëroi për vjedhjen rreth ores 3.15 të mëngjesit, por kur autoritetet shkuan në vendngjarje 15 minuta më vonë, pikutura ishte zhdukuar. "Hajdutët thyen një dritare xhami duke hyrë në muze", shtoi ai.

Hetuesit janë duke kërkuar për materialet filmike të kapura nga kamerat e sigurisë dhe për dëshmitarë duke analizuar gjithashtu të dhënat e zbuluara në terren thuhej në deklaratën e lëshuar nga policia.

Piktura e vjedhur tregon një grua në një kopësht të lulëzuar dhe një kishë në sfond. Van Gog, i cili vuajti për shumë kohë nga sëmundjet mendore, po qëndronte në shtëpinë e prindërve kur pikturoi këtë telajo.

Ishte një imazh i heshtjes, i refleksionit dhe i qetësisë, çka padyshim i dha atij komfort dhe frymëzim. Mes tij, ne arrijmë të dëshmojmë të njëjtin emocion si audiencë, tha de Lorm, drejtori I Muzeut Singer Laren, prej nga u vodh piktura.

Tregime të lidhura