COVID-19, laboratorë të ndryshëm po investojnë në testet e antitrupave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Testimi në masë të gjerë i popullsisë për të gjurmuar rastet me coronavirus mund të ndihmojë qeveritë të përcaktojnë se kur do të lehtësojnë masat e bllokimit dhe njerëzit t’i kthehen normalitetit.

Këto teste – të njohura edhe si teste antitrupash – do të ishin të ndryshme nga testet aktualë që po kryhen dhe japin një pamje më të saktë të përhapjes së pandemisë.

“Ka antitrupa që mbeten në gjak pas infektimit dhe janë specifike për virusin, për të cilët jemi duke kërkuar”,shprehet për Euronews Dr Caroline Buckee, profesoreshë e epidemiologjisë në Harvard. Në të vërtetë, shumica e testeve aktuale COVID-19 përfshijnë një mostër të hundës për të përcaktuar nëse një person është duke bartur virusin.

Këto pjesë të mukozës më pas analizohen, nga një proces laboratorik, për të zbuluar virusin. Por, një test serologjik mund të përcaktojë se kush mbart virus ose është ekspozuar ndaj tij duke kërkuar nivele të antitrupave: proteina të zhvilluara nga sistemi imunitar për të sulmuar bakteret ose viruset.

Shumë ekspertë shpresojnë se njerëzit, të cilët janë shëruar nga virusi do të jenë imunë për ca kohë. Kjo është arsyeja pse shumë vende po fillojnë të investojnë në testimin e antitrupave për të përcaktuar se cila pjesë e popullsisë mund të jetë imun ndaj virusit.

Disa kompani laboratorike në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar të nxjerrin versionet komerciale të këtyre testeve të cilat ka të ngjarë të jenë më të disponueshme në javët në vazhdim. Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA një javë më parë dha autorizimin e saj të parë për një test gjaku të antitrupave.

Ministri i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock, i cili kohët e fundit u shërua nga COVID-19, në një konferencë për mediat tha se qeveria po shqyrtonte certifikatat e imunitetit në mënyrë që njerëzit të ktheheshin më shpejt në normalitet.

Dhe këto teste të gjakut do të japin rezultate shumë më të shpejta sesa një provë e mukozës së hundës, duke e bërë më të lehtë kryerjen e testimit në masë.Shumë modele shkencore kanë parashikuar se pasi të kufizohen distancat sociale rastet mund të kthehen përsëri.

Por nëse shumë njerëz kanë zhvilluar antitrupa ndaj virusit, kjo mund të parandalojë një valë të dytë të epidemisë. Në ndihmë të njeriut është edhe inteligjenca artificiale të cilën ekspertët do ta përdorin për të parashikuar se cilët janë ata pacientë që mund të preken më rëndë nga COVID-19.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER