Bota

COVID-19: SHBA nis trajtimin e personave me plazmën e konvaleshencës

Përditësimi i fundit: 10/04/2020 - 19:22
Text size Aa Aa

Spitalet amerikane, në dëshpërim për të ndihmuar pacientët e prekur me COVID-19, po provojnë një trajtim të përdorur në vitet 1890, që mbështetet në plazmën e gjakut të dhuruar nga pacientët e rikuperuar.

Njerëzit që mbijetojnë nga një sëmundje infektive si COVID-19, përgjithësisht kanë krijuar antitrupa në gjak, ose proteina të krijuara nga sistemi imunitar i trupit për të luftuar një virus. Komponenti i gjakut që mbart antitrupat mund të mblidhet dhe t'u jepet pacientëve të infektuar, kjo metodë njihet si "plazma konvulsive".

Më shumë se 454,000 njerëz në Sh.B.A kanë testuar pozitivë për COVID-19, më shumë se 16,000 kanë vdekur që nga e enjtja.

Trajtimi i plazmës së konvaleshencës nuk është i ri. Ai u përdor me sukses gjatë pandemisë së gripit të vitit 1918.

Dr. Arturo Casadevall është një nga mjekët që udhëheq Projektin Kombëtar Plazma Konvaleshente COVID-19.

"Kjo do të jetë diçka që shpresojmë të na ndihmojë të ndalojmë epideminë, por në asnjë mënyrë nuk është një ilaç. Ne do të kemi nevojë për shumë gjëra për të mposhtur koronavirusin, duke përfshirë vaksinat, ilaçet, antitrupat. Kjo është vetëm një nga opsionet e shumta që mund të na ndihmojnë."

Procesi i terapisë së plazmës konvulsive zgjat deri në 90 minuta, dhe plazma nga një donator i vetëm mund të përdoret për të trajtuar tre ose katër pacientë.

Donatorët duhet të jenë diagnostikuar me COVID-19 dhe duhet të presin një periudhë të caktuar kohe pasi të testojnë negativ për sëmundjen infektive, përpara se ata të dhurojnë plazmën. Gjithashtu janë duke u zhvilluar teste për të matur vëllimin e antitrupave.

Tregime të lidhura