Bota

OBSH: Mbi 100,000 fatalitete në botë nga COVID-19

Përditësimi i fundit: 10/04/2020 - 20:22
Text size Aa Aa

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar sot se mbi 100 mijë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në të gjithë botën.

Më herët Italia shpalli shtyrjen e afatit të masave izoluese deri në 3 maj, ndërsa Irlanda deri në 5 maj.

Në Mbretërinë e Bashkuar që nga dita e djeshme, numri i viktimave është rritur me 980 personave.

Më herët kreut i OBSH tha se pandemia po largohet nga disa shtete, por është vërejtur një rritje e rasteve në disa vende të tjera.

OBSH u shpreh veçanërisht e shqetësuar për rrezikun që i kanoset Afrikës, teksa Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se është vënë re një përhapje e sëmundjes në komunitet.

OBSH ka përmendur dhe më parë frikën e një përhapjeje të mundshme në kontinentin afrikan, e cila mund të sjellë pasoja të rënda duke konsideruara gjendjen e sistemeve shëndetësore, veçanërisht në zonat rurale.  

Më herët , Dr Tedros gjithashtu u shpreh se OBSH do të donte të shihte heqjen e masave shtrënguese në vendet e prekua por i ka paralajmëruar për rreziqet që kjo mund të sjellë, ndaj ka rekomanduar  që të ndërmerren masa parandaluese shtesë.

Heqja e parakohshme e masave mund të çojë drejt një “rikthimi vdekjeprurës të virusit”, tha Dr Tedros.

Tregime të lidhura