Bota

Kush do të jetë pasuesi i Kim Jong Un? Këshillohet ngritja e një këshilli qeverisës derisa pasardhësit e tij të arrijnë moshën

Përditësimi i fundit: 26/04/2020 - 15:46
Text size Aa Aa

Gjendja shëndetsore e paqartë e Kim Jong un ka ngritur pikëpyetje të shumta në lidhje me pasuesin e tij. Një fakt tejet i veçantë është së Koreja e Veriut nuk ka publikuar asnjëherë se në rast të perkeqësimit apo vdekjes së diktatorit, kush do të ishte personi që do ta zëvendësonte atë. Duke qenë se të tre fëmijët e Kim Jong, janë nën moshë, më i vogli i lindur në 2017-ën, ata nuk mund të marrin drejtimin e vendit.

Sipas raportimeve të fundit mendohet se do të krijohet një Këshill i përbërë nga motra e Kim dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, deri sa pasardhësi i tij të arrijë moshën e duhur.

Emrat e diskutuar për të qene pjese e ketij këshilli janë e motra e tij Kim Yo Yung, e cila gjatë dy viteve të fundit ka qënë e pranishme në jetën politike të vendit, duke shërbyer formalisht si zëvëndës kryetare e partisë së punëtorëve, por jo zyrtarisht edhe si drejtorja e stafit të Kim.

Përveç saj diskutohen edhe emra të tjerë si Choe Ryong Hae, kryetari i Asamblesë Supreme Koreane, me një karrierë të gjatë ushtarake dhe shërbim në ndihmë të familjes. Gjithashtu Pak Ponmg Yong, një aktivist i byrosë politike, me shumë mundësi do të jetë anëtar i Komitetit qeverisës. Ndërkaq mund të bëhet fjalë edhe për kthimin në jetën politike të Kim Kyong Hui, një figurë e rëndësishme politike gjatë kohës që i vëllai i saj Kim Yong 2 ishte në pushtet.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, është duke marrë trajtim pasi i është nënshtruar një procedure kardiovaskulare në fillim të këtij muaji, thuhet në një raport të mediave të Koresë së Jugut, mes spekulimeve të shumta për shëndetin e 36-vjeçarit pas mungesës së tij në një ngjarje kryesore përvjetori.