Bota

8 miliardë dollarë për vaksinën, liderët bashkohen në luftën kundër COVID-19, mungon SHBA

Përditësimi i fundit: 05/05/2020 - 07:31
Text size Aa Aa

Liderët dhe organizatat botërore u angazhuan se do të investonin  8 miliardë dollarë për të financuar kërkimin, prodhimin dhe shpërndarjen e një vaksine të mundshme dhe trajtimeve kundër COVID-19, por Shtetet e Bashkuara refuzuan të kontribuojnë në përpjekjet globale.  

Ndërkohë që Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai është "i sigurt" se Shtetet e Bashkuara përfundimisht do t'i bashkohen përpjekjes globale për të mbledhur fonde për të luftuar COVID-19.

" Ne e arritëm! Sot është një moment vendimtar për bashkësinë globale. Në një kohë kur ne jemi duke qëndruar më larg se zakonisht, bota ka treguar se po qëndron më afër se kurrë më parë. Dhe në hapësirën e vetëm disa orëve ne jemi zotuar kolektivisht për të mbledhur 7.4 miliardë euro për vaksinat, diagnostikimin dhe trajtimin. Dhe të gjitha këto para do të ndihmojnë në fillimin e bashkëpunimit global”, tha presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

Qeveritë synojnë të vazhdojnë mbledhjen e fondeve për disa javë ose muaj, të mbështetur nga Banka Botërore, Fondacionit Bill dhe Melinda Gates. Në mesin e dhuruesve ishte edhe këngëtarja e muzikës pop, Madona, e cila premtoi një milion euro. Sipas presidentes se komisionit Evropian Von der Leyen, synimi 8 miliardë dollarësh është vetëm një shifër fillestare.

Tregime të lidhura