Bota

Ariu përpiqet të ngjitet te ballkonet e pallatit

Përditësimi i fundit: 07/05/2020 - 21:38
Text size Aa Aa

Banorët në qytetin italian të Kalianos, pranë malit Dolimites, patën një vizitor të papritur në pallat: një ari të murrmë.

Një nga banorët arriti ta filmojë teksa përpiqej të ngjitej në ballkonin e katit të dytë.

Megjithatë, ariu ndryshoi mendje. Ai zbriti nga kangjellat dhe u zhduk në errësirën e natës.

Banorët thanë se ishin ndier të frikësuar, por situata kishte kaluar pa asnjë dëmtim.

Pasi u njoftuan, zjarrfikësit dhe rojtarët e pyjeve morën disa nga qimet që kafsha i kishte lënë pas dhe tani do t’i përdorin për ta gjurmuar.

Arinjtë e murrmë janë gjenden shpesh në zonat alpine të Italisë, dhe vetëm pak muaj më parë u kap një tjetër që ishte futur në zona urbane.