Bota

Mësuesja krijon “Stacionin e Përqafimeve gjatë Karantinës” për të përqafuar nxënësit e saj

Përditësimi i fundit: 08/05/2020 - 17:05
Text size Aa Aa

Një mësuese në Indiana në SHBA i ftoi nxënësit e saj për disa përqafime pasi ndërtoi një barrierë plastike para derës së shtëpisë, për të ruajtur rregullat e distancës shoqërore në mes të pandemisë së coronavirusit. 

Kelsey Pavelka, mësuese e klasës së dytë, përdori një perde dushi, ngjitës dhe disa qese plastike për të krijuar këtë cep përqafimesh të cilin e përfundoi të mërkurën në mëngjes. 

Ajo e quajti “Stacioni i Përqafimeve gjatë Karantinës” dhe ftoi të gjithë nxënësit për një raund përqafimesh, duke u kujdesur që ata të dezinfektonin anën e tyre pas takimit. 

Pavelka tha se më në fund ajo mundi të përqafonte studentët e saj disa herë dhe të fliste pak me ta.

“Një gëzim i pamasë”, u shpreh ajo. 

Disa pjesë të Indianës kanë nisur me lehtësimin e masave kufizuese pavarësisht se vendi ka regjistruar 20 vdekje për 100,000 persona nga coronavirusi, një shifër më e lartë se në pjesën më të madhe të shteteve të tjera amerikane.

Tregime të lidhura