Bota

“Mos më pyet mua, pyet Kinën” Trump i përgjigjet pyetjes së gazetares mbi testet e COVID-19

Përditësimi i fundit: 12/05/2020 - 18:29
Text size Aa Aa

Presidenti amerikan Donald Trump ndërpreu papritmas konferencën për shtyp gjatë së hënës pas një shkëmbim të fortë replikash me gazetarët.

Kjo vjen pasi numri i të vdekurve nga COVID-19 në SHBA ka shkuar mbi 80 mijë teksa qeveria po përballet me kritika për programin e testimit të SHBA.

Weijia Jiang nga CBC News e ka pyetur Trump përse ai po theksonte numrin e testimeve të kryera në Shtetet e Bashkuara.

“Mos më pyet mua, pyet Kinën”

“Pse ka rëndësi kjo?” e ka pyetur Jiang. “Përse është kjo një garë globale për ju nëse çdo ditë amerikanët po vdesin dhe ende po shohim raste të reja çdo ditë?”

Trump iu përgjigj se në çdo vend të botës po vdesin njerëz dhe “ndoshta kjo është një pyetje që duhet t’ia bësh Kinës. Mos më pyet mua. Bëja Kinës atë pyetje.”

Më pas presidenti Trump ka kërkuar që të vijojnë pyetjet por kur një gazetare e CNN kërkoi të drejtën për të bërë pyetje, presidenti Trump e shmangu duke i thënë “U drejtova nga ju por nuk u përgjigjët” dhe më pas i dha fund konferencës për shtyp të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

Vdekjet nga COVID-19 në SHBA i kalojnë 80 mijë – Qendra e Burimve John Hopkins

Numri i viktimave nga coronavirus në SHBA ka shkuar në 80.684, sipas të dhënave të fundit nga Qendra e Burimeve John Hopkins, ndërsa rastet e konfirmuara kanë kapur shifrën 1.347.936

Tregime të lidhura