Bota

Rusia regjistron mbi 10 mijë raste për 11 ditë radhazi

Përditësimi i fundit: 13/05/2020 - 21:13
Text size Aa Aa

Në 24 orët e fundit Rusia ka regjistruar 10.028 raste të reja me coronavirus, sipas Qendrës për Krizën e Coronavirus në vend.

Kjo është dita e 11-të radhazi që vendi regjistron mbi 10 mijë raste të reja.

Me 242.271 raste të konfirmuara, Rusia renditet në vend të dytë pas Shteteve të Bashkuara për numër të infektuarish.

Deri më tani janë regjistruar 2.212 viktima, teksa gjatë ditës së fundit u shënuan 96 fatalitete.

 

Lexoni gjithashtu:

Infektimet nga Covid-19, Rusia vendi i dytë në botë. Zëdhënësi i Putin rezulton pozitiv

Kryeministri i Rusisë rezulton pozitiv me coronavirus

Tregime të lidhura