Bota

Paralajmërimi i OBSH-së: COVID-19 mund të mos zhduket kurrë

Përditësimi i fundit: 14/05/2020 - 06:29
Text size Aa Aa

"Coronavirus mund të mos zhduket kurrë”, është ky paralajmërimi që jep Organizata Botërore e Shëndetit.

Në një dalje për mediat, drejtori i urgjencave të OBSH-së, dr. Mike Ryan u shpreh se edhe nëse gjendet një vaksinë, do të duhen përpjekje të shumta për të vendosur nën kontroll virusin.

"Është e rëndësishme të nënvizohet se ky virus mund të bëhet thjesht një tjetër virus endemik në komunitetet tona, dhe ky virus mund të mos zhduket kurrë. HIV nuk është larguar, ne jemi mësuar me të".  - tha dr. Ryan, duke shtuar se askush nuk mund të parashikojë largimin e tij.

Aktualisht ka më shumë se 100 vaksina të mundshme në testim, por eksperti vuri në dukje se ka sëmundje të tjera, të tilla si fruthi, që ende nuk janë eliminuar, pavarësisht se ka vaksina.

 Rreth 300.000 njerëz në të gjithë botën raportohet të kenë vdekur nga coronavirus, dhe më shumë se 4.3 milionë persona janë infektuar.

Tregime të lidhura