Bota

Ministrat e qeverisë norvegjeze, kërcim me distancim social

Përditësimi i fundit: 16/05/2020 - 10:01
Text size Aa Aa

Kryeministrja e Norvegjisë dhe disa nga ministrat e kabinetit regjistruan një kërcim për të festuar Ditën Kombëtare të Norvegjisë, (17 maj), duke ndjekur rregullat e distancimin social.

Ministrat u filmuan duke kërcyer dhe duke mbajtur distancën e duhur gna njëri-tjetri.

Videoja do të transmetohet gjatë festimeve të Ditës Kombëtare të vendit.

Sipas traditës, fëmijët e shkollave bëjnë parada shumëngjyrëshe në të gjithë vendin. Por këtë herë janë anuluar për shkak të coronavirusit.

Në Norvegji janë ndaluar grumbullimet për të paktën deri në mes të qershorit.

Tregime të lidhura