Bota

OBSH raporton numrin më të lartë të rasteve në një ditë

Përditësimi i fundit: 20/05/2020 - 21:28
Text size Aa Aa

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin e saj për rritjen e numrit të rasteve të reja në vendet e varfra, teksa shtetet e zhvilluara lehtësojnë masat kufizuese.

Organizata tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar 106 mijë raste të reja të coronavirusit të ri, shifra më e lartë në një ditë të vetme që nga shfaqja e parë e virusit, ndërsa numri i total i rasteve të konfirmuara në botë është afërsisht 5 milionë.

Përmes një deklarate për shtyp, drejtori i përgjithshëm i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se dy të tretat e rasteve vijnë nga katër shtete.

OBSH është kritikuar ashpër nga presidenti i SHBA Donald Trump, i cili e akuzon atë për keqmenaxhim të  situatës dhe se ka favorizuar Kinën. Këtë javë, Trump kërcënoi se do të tërhiqej nga OBSH si dhe do të shkëpuste përfundimisht fondet.

Tedros konfirmoi se ka marrë një letër nga presidenti amerikan, por nuk pranoi të komentonte më tej mbi përmbajtjen e saj.

Kreu i programit të emergjencave të OBSH Dr. Mike Ryan tha gjatë konferencës se nuk duhet të përdoret hidroksiklorokina, një medikament kundër malaries të cilin po e merr dhe vetë presidenti amerikan, përveç sëmundjeve për të cilat është e provuar që është efektiv. Trump tha se po mjekohet me hidroksiklorokinë për të shmangur infektimin nga virusi.  

 

Tregime të lidhura