Bota

Pas izolimit qytetarët u kthehen biçikletave për të shmangur grupimet

Përditësimi i fundit: 20/05/2020 - 21:34
Text size Aa Aa

Frika nga infektimi me COVID-19 në transportin publik ka bërë që qytetarët evropianë t’i rikthehen biçikletave. Nga Franca në Britani dhe nga Italia në Gjermani, përdorimi i mjetit me dy rrota duket se është kthyer në një trend ndërkombëtar.

Në këtë rifillim të ri pas pandemisë duket se trend është bërë shitja në masë e biçikletave.

Qytetarët evropianë po vrapojnë të blejnë biçikleta apo të rikthejnë të vjetrat si një mënyrë për të shmangur autobuzët apo metrot. Një zgjidhje kjo për të reduktuar sa më shumë rrezikun e infektimit nga COVID-19.

Kështu, në Francë sipas skemës të vendosur prej €20 milionë, të gjithë do të kenë të drejtë të riparojnë biçikletat e tyre deri në €50. Madje  ka edhe subvencione deri në €500 për të blerë një biçikletë elektrike.

“Ne kemi më shumë se 200% të punës në qarkullim për të njëjtën periudhë krahasuar  me vitin e kaluar, me një përparim të rëndësishëm në vëllimin që është rreth 60-70%. Ne mund të shohim që biçikletat  janë të një niveli bazik krahasuar me atë jemi mësuar të shesim,” – thotë Jean-Christophe Wintz, menaxher i dyqanit Mondovelo në Geispolsheim.

Zyra e transportit në Mbretërinë e Bashkuar bëri me dije planet për korsitë “pop-up” për biçikletat, me hapësirë të mbrojtur për çiklizëm, më vete janë edhe hapësirat për autobusët. Një plan i cili është pjesë e një fondi që arrin shifrën 250 milionë paundë.

Sipas vlerësimeve të Shoqatës së Tregtarëve të Biçikletareve në Britani muajin e kaluar u shpenzuan rreth 60 milionë paundë për të blerë biçikleta.

Një rekord i ri ky në këtë prirje të nisur pas pandemisë.

“Për të qënë të sinqertë kemi vënë re shumë njerëz të ndryshëm. Kemi parë udhëtarë, njerëz që lëvizin gjatë të gjithë kohës, kemi vënë re ciklistë të rinj, apo edhe njerëz  që duan të perfshihen dhe marrin madje edhe bicikleta që kanë qënë në hije,” – tha Lincoln Romain, drejtor i “Brixton Cycles”.

Milano, Roma dhe rajoni i Lombardisë janë ndër zonat më të ndotura në Evropë, dhe gjithashtu janë ndër më të prekurat nga shpërthimi i Covid-19. Milano ka zbuluar planin e tij “Rrugët e hapura” (Strade Aperte), që nënkupton 35 km shtesë për biçikleta dhe hapësira të veçanta për kalimtarët. Edhe Roma ka prezantuar 150 km korsi  për kalim urgjent me biçikletë.

“Ne jemi shumë të lumtur. Kemi kërkuar për vite korsi biçikletsash dhe të gjithë kanë luftuar për ta arritur këtë,” – u shpreh Enzina Fasano, Presidente e shoqatës “Save the Cyclists”.

E duket se duhej të vinte ky moment që të dashuruarit pas biçikletave të ndihen më të vlerësuar.