Bota

5 milionë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën

Përditësimi i fundit: 21/05/2020 - 10:11
Text size Aa Aa

OBSH deklaroi se vetëm ditën e enjte, në të gjithë botën janë raportuar 106.000 të infektuar me COVID-19.

Dy të tretat e kësaj shifre vijnë vetëm nga katër vende: SHBA, Rusi, Brazil dhe Mbretëri e Bashkuar.

Sipas Universitetit “John Hopkins”, shifra e të infektuarve në të gjithë botën ka arritur tashmë 5 milionë, ndërsa të vdekurit janë 328 mijë.

SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shifrat më të larta, ndërsa Moska vazhdon të raportojë më shumë se 10 mijë të infektuar në 24 orë për ditën e 11-të rresht.

Edhe pse Rusia tani renditet e dyta në botë për numër të infektuarish, menjëherë pas SHBA-ve, vdekjet janë të ulëta në 2972.

Kjo bën që Rusia të ketë një raport të ulët vdekshmërie, prej 0.9%, ndërkohë që SHBA-ja e ka 6%, Brazili 6.6%, Mbretëria e Bashkuar 14.2%, pothuajse sa Franca dhe Belgjika.

Media të ndryshme po deklarojnë se Rusia nuk i mban shënim rastet e personave që kanë qenë të infektuar me COVID-19 por që vuanin nga sëmundje të tjera.

Brazili, ashtu si Rusia, ka pasur një numër të lartë rastesh. Megjithatë, presidenti Bolsonaro është treguar skeptik ndaj rrezikshmërisë së pandemisë, gjë që ka bërë të japin dorëheqjen dy ministra shëndetësie brenda dy muajsh.

Tregime të lidhura