Bota

Pedale në vend të butonave në ashensor për të shmangur prekjen me duar

Përditësimi i fundit: 21/05/2020 - 14:31
Text size Aa Aa

Një qendër tregtare në Bangkok instaloi në ashensorë disa pedale që shtypen me këmbë në mënyrë që klientët të mos prekin asgjë me duar, duke ulur ekspozimin ndaj coronavirusit.

“Tani të gjithë janë të shqetësuar ndaj infektimit me COVID-19 dhe mënyra më e lehtë për t’u infektuar është prekja e një objekti të kontaminuar me virusin dhe më pas prekja e fytyrës ku virusi lehtësisht mund të hy në gojë, sy apo hundë. Kështu që menduan një mënyrë efektive”, tha Prote Sosothikul, zv. Presidenti i “Seacon Development”.

“Mendoj se kanë bërë një punë shumë të mirë me këtë shpikje. Ndihem më e sigurt tani që mund të shtypim butonat e ashensorit me këmbë. Është fantastike”, shprehet 26-vjeçarja.

Tailanda i rihapi qendrat tregtare dhe dyqanet të hënën gjatë fazës së dytë të lehtësimit të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Deri më tani në Tailandë janë raportuar 3,034 raste dhe 56 vdekje për shkak të virusit.

Tregime të lidhura