Bota

‘Rikthehet’ COVID-19, OBSH e shqetësuar: 106.000 raste të reja në 24 orë

Përditësimi i fundit: 21/05/2020 - 07:35
Text size Aa Aa

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpreh shqetësim për rritjen e numrit të personave të infektuar me coronavirus  sidomos në vendet e varfra.

“Kemi ende një rrugë të gjatë përpara lidhur me pandeminë”, - tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së në një konferencë për mediet.

Sipas të dhënave të 24 orët e fundit është raportuar për 106.000 raste të reja me COVID-19, ndërsa në nivel global numri total i të infektuarve pritet të shkojë në 5 milion.

Ekspertët paralajmërojnë se shifrat pritet të rriten edhe në dy javët në vijim. Më shumë se 326.000 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit në të gjithë botën ndërsa vendi më i prekur janë SHBA me më shumë se 1.5 milionë të infektuar. OBSH-ja është kritikuar nga Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili e akuzon organizatën për keqmenaxhim të situatës dhe se favorizon Kinën.

Sipas OBSH, nëse SHBA vendos të pezullojë përfundimisht fondet, një hap i tillë do të prekë më së shumti vendet më vulnerable të botës.

Tregime të lidhura