Bota

Shembja e digave në SHBA, 10 mijë të evakuuar

Përditësimi i fundit: 21/05/2020 - 12:43
Text size Aa Aa

Banorët që jetojnë përgjatë lumit Titabauase, në shtetin amerikan të Miçiganit ka pak gjasa të mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Rreth 10 mijë persona u evakuuan për herë të dytë në 24 orë pasi dy diga u shembën pas dy ditë shirash të dendura.

“Do të ketë probleme të tjera, sepse pash nivelin e ujit dhe ai nuk po ulet, por vazhdon të ngrihet”, shprehet Steve Malkin, banor i Miçiganit.

Gjendja e emergjencës është shpallur, ndërkohë që disa zona të qytetit të Midlendit mbeten nën 2.7 metra ujë.

Guvernatorja Gretchen Whitmer deklaroi se një situatë e tillë në kohë pandemie ishte e pamendueshme. Banorët janë këshilluar të mbajnë maska dhe të ruajnë distancën sociale.

“Ekspertët i përshkruajnë këto përmbytje si një event që ndodh një herë në 500 vjet. Ato do të kenë një impakt të madh në shtetin dhe komunitetin tonë”, deklaroi Whitmer.

Të dyja digat, Edenville, e ndërtuar në 1924-n dhe Sanford, e ndërtuar një vit më vonë, i ishin nënshtruar kontrolleve së fundmi, nga të cilat gjendja Sanford kishte rezultuar e pakënaqshme. Të dyja strukturat ishin në proces privatizimi në momentin e shembjes.

Tregime të lidhura