Bota

COVID-19, të papunët në SHBA shkojnë në 39 milionë

Përditësimi i fundit: 22/05/2020 - 11:10
Text size Aa Aa

Numri i amerikanëve që kanë aplikuar për përfitime në 2 muajt e fundit, që pas përhapjes së coronavirusit, ka arritur në 39 milionë, edhe pse shumica e shteteve ka nisur rihapjen e bizneseve.

Vetëm javën e shkuar kanë aplikuar 2.4 milionë persona, teksa bizneset janë detyruar të mbyllin dyert.

Kina: Kriza e virusit nuk ka mbaruar ende

Zyrtarët e lartë kinezë premtuan të rrisin shpenzimet për të rimëkëmbur ekonominë, por qëndruan larg paketave financiare me shifra të larta, si ato që janë ofruar në SHBA e Japoni.

Kryeministri Li Keqiang tha se Pekini nuk do të vendoste një synim të rritjes ekonomike këtë herë, një detaj i rëndësishëm i planeve ekonomike të qeverive në Kinë.

“Lufta me coronavirusin nuk ka mbaruar ende”, tha ai, teksa i bëri thirrje vendit të dyfishonte përpjekjet për të rimëkëmbur ekonominë.

Tregime të lidhura