Bota

Falja e së premtes, besimtarët myslimane luten në rrugë e fusha futbolli

Përditësimi i fundit: 22/05/2020 - 22:17
Text size Aa Aa

Është e premtja e fundit e Muajit të Ramazanit dhe besimtarët myslimanë palestinezë u lutën nën kufizime të mëdha për ruajtjen e distancës sociale, ketë vit jo në xhaminë al Aqsa në qytetin e Jerusalemit.

Gjatë Ramazanit, myslimanët në mbarë botën u bashkohen familjeve të tyre për të hapur së bashku iftarin dhe për tu lutur së bashku në xhami. Por pandemia ka pezulluar traditat shekullore, me ndalimin e tubimeve të të mëdha për lutje dhe iftare publike. 

Këtë vit madje edhe faljen në vendin e shenjtë në Mekë, do ta shohin vetëm nëpërmjet televizionit. Në kampin e refugjatëve në Qalandia, besimtarët i mbajtën lutjet në një fushë futbolli, një pjesë e tyre me maska dhe ruajtjen e distancës fizike.

Xhamitë në Gaza u rihapën për lutjet e së Premtes, sipas ministrisë së çështjeve fetare të udhëhequr nga Hamas. Ministria ka vendosur një sërë kushtesh që duhen respektuar nga besimtarët. Ata duhet të sjellin qilim apo shtrojë personale, të përdorin maska për fytyrën gjatë gjithë kohës brenda xhamisë dhe të zbatojnë urdhrin për të mos shtrënguar duart.