Bota

Izolimi dy mujor, punëtorët informalë në Itali në vështirësi

Përditësimi i fundit: 22/05/2020 - 10:36
Text size Aa Aa

Në zonën Quarticciolo në periferi të Romës, 70% e banorëve e sigurojnë jetesën përmes punëve informale, e krahas kësaj zgjidhje është edhe shitja e drogës.

Por kur filloi izolimi për shkak të virusit të gjithë mbetën pa punë.

Karpentjerët, artizanët dhe pastruesit nuk mund të mbështeten në ndihmën e Shtetit. Ata rreshtohen këtu dy herë në javë për të marrë paketat e ushqimit nga prodhuesit vendas ose për të marrë kuponë për të blerë ushqime.

Pavarësisht se është e paligjshme, puna informale është diçka e zakontë në Itali,më shumë sesa në pjesët e tjera të Evropës. Është një mënyrë mbijetese për shumë familje  dhe luan rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike të shtetit fqinj.

Stefano Belmonte punon në të zezë. Ai jeton me gruan dhe vajzën, por gjatë këtyre tre muajve ai nuk ka punuar as një ditë.

“Kemi pak perime, domate, por edhe spageti, fruta, vezë. Kaq mjafton për drekën dhe për darken. Nuk është mjaftueshëm por do të bëj të pamundurën që të hamë të tre” shprehet Stefano.

Por në këtë zonë të kryeqytetit italian nuk mungon solidariteti mes banorëe. Stefano prej vitesh ndihmon në mënyrë vullnetare. Është një mënyrë jo vetëm për të mbështetur komunitetin por edhe  si të kalojë ditën.

“Kanë kaluar tre muaj dhe nuk kam cuar asnjë euro në shtëpi.Po menaxhoj ushqimin që më jepet, kam bërë disa gjëra këtu por pa të ardhura. Kam punuar gjithsej tre ditë në muaj. Puna informale është komplet e bllokuar. Kjo është ajo që bëj, fatkeqësisht  në moshën time  nuk më ofrohet punë”shton Stefano.

 Palestra e boksit në këtë zonë ende nuk është hapur. Ajo u krijua për të larguar të rinjtë nga rruga.  Pa të shumë adoleshnetë do të ndihen të humbur.

Gian Maria Fara, është president i Eurispes. Ai beson se ekonomia informale është një përgjigje e natyrshme ndaj burokracisë së mosfunksionimit të vendit, si dhe normave të larta të taksave mbi të ardhurat, por ajo përbën 35% të PBB-së së vendit.

Falë të ardhurave të padeklaruara, famuilje të tëra blejnë ushqime dhe lëvizin. Me fjalë të tejra bëjnë një jetë normale edhe pse flasim për të ardhura ilegale.  Por është pjesë e ekonomisë.  E në të njëjtën mënyrë si të ardhurat nga aktiviteti kriminal gjithashtu kanë rolin e tyre në rritjen ekonomike të vendit” shprehet Fara.

Rritja e tensioneve sociale mund të jetë një tjetër pasojë e krizës, ku shumë italainë të mbetur pa alternativa do të duhet të pranojnë përkrahjen e organizatave kriminale.

Tregime të lidhura