Bota

Pakistan, rrëzohet avioni me 107 persona në bord

Përditësimi i fundit: 22/05/2020 - 14:13
Text size Aa Aa

Një avion i linjës ajrore ndërkombëtare të Pakistanit është rrëzuar në Karaçi teksa fluturonte nga qyteti i Lahores.

Avioni, që kishte në bord 99 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit, kishte si destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Xhinahut, ndër më të ngarkuarit në Pakistan.

Ai është rrëzuar në një zonë të banuar të Karaçit dhe nga vendi i ngjarjes është ngritur tym i zi. Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke u ndalur përveç se tek avioni edhe tek shtëpitë e dëmtuara prej tij.

Avioni do të ulej në Model Koloni, një lagje e Karaçit që ndodhet rreth 3.2 kilometra në veri-lindje të Aeroportit Ndërkombëtar të Xhinahut.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e reagimit të shpejtë të ushtrisë, për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Incidenti vjen vetëm dy ditë pasi vendi filloi lejimin e fluturimeve tregtare pas bllokadës së koronavirusit.