Bota

Realiteti i ri, hapja nga COVID-19 e vë botën përballë një tabloje tjetër

Përditësimi i fundit: 22/05/2020 - 08:01
Text size Aa Aa

Lehtësimi i masave kufizuese kanë krijuar një mundësi sado të vogël për rikthimin të jetës sociale. Restorante, bare, muzetë kanë hapur dyert për qytetarët, por ndërsa hidhen hapat e parë të kujdesshëm, bota e jashtme duket e transformuar.

Restorantet dikur të tejmbushura me klientë, tani për shkak të COVID-19, ofrojnë një përvojë komplet ndryshe.

Tek "Da Enzo" në Romë, kamerierët nuk japin më meny, por një kod skanimi, dhe me anë të smartfonëve, klientët japin porositë e tyre.

Në Holandë, klientët që vijnë nga e njëjta familje mund të darkojnë së bashku - rreth një tryeze të ndezur me qirinj brenda një kasolle të vogël qelqi në brigjet e një kanali të Amsterdamit.

Dëshironi të shikoni një film pas darkës, por kinemaja është e mbyllur?

Kinematë me makinë po shohin një ringjallje, në Lituani, Dubai dhe Shtetet e Bashkuara.

Për ata që i ka marrë malli të festojnë dhe vallëzojnë, gjermanët e kanë gjetur më së miri metodën e të festuarit, kur festuan me një dixhej në dhe muzikë të lartë në zonën e parkingut të makinave.

Kështu, qytetarët e kremtuan qoftë edhe për pak minuta lirinë e tyre.

Nuk duhet harruar se pizhameve, mjekrave të gjata dhe mungesës së përgjithshme të kujdesit për pamjen e jashtme, tanimë po u afrohet fundi.

Tregime të lidhura