Bota

Trump viziton fabrikën e “Ford”, presidenti shpërfill masat e sigurisë

Përditësimi i fundit: 22/05/2020 - 12:10
Text size Aa Aa

Presidenti amerikan Donald Trump udhëtoi në Miçigan, një nga shtetet kyçe të betejës elektorale, për të vizituar impiantin e kompanisë prestigjoze të automjeteve “Ford Motor”.

Trump, i cili më herët pati një përplasje me guvernatoren demokrate të Miçiganit, zgjodhi të mos mbante veshur maskën mbrojtëse kur u shfaq para gazetarëve dhe fotografëve që udhëtonin me të.

Trump vizitoi impiantin e “Ford” pasi kompania ka marrë përsipër të prodhojë aparate frymëmarrjeje dhe pajisje mbrojtëse nga koronavirusi.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë vazhdimisht ka shpërfillur udhëzimet e qendrave amerikane për kontrollin e sëmundjeve që u bënin thirrje qytetarëve që të veshin maska për të frenuar epideminë e virusit.

I rrethuar nga drejtuesit e kompanisë “Ford”, ai u shpreh se e kishte mbajtur një të tillë jashtë shikimit të kamerave.

“E kisha veshur, e kisha veshur qëparë në pjesën e mbrapme, por nuk doja t’i jepja shtypit kënaqësinë për ta parë atë. Por tani nuk po e mbaj. Megjithatë mbajta pajisje të tjera, ja ku i kam...”, deklaroi me ironi Trump.

Më tej, ndonëse me ngurrim, Trump shtoi se së shpejti do të rifillojë mitingjet elektorale, ndoshta në Florida dhe Xhorxhia.

Tregime të lidhura