Bota

Amerika Latine, epiqendra e re e COVID; OBSH jep alarmin

Përditësimi i fundit: 23/05/2020 - 13:51
Text size Aa Aa

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se Amerika e Jugut është bërë një epiqendër e pandemisë së COVID-19, me Brazilin që ka tejkaluar Rusinë për nga infeksionet dhe është bërë vendi i dytë në botë.

Sipas të dhënave statistikore, vendi latin numëron 21 mijë e 48 vdekje dhe 330 mijë e 890 raste të konfirmuara, duke u kthyer në një nga pikat e fundit të nxehta të epidemisë.

Në një mbledhje të kabinetit të tij presidenti Bolsonaro shprehu kritika ndaj rivalëve politikë, duke shkaktuar debate në Brazil.

Veçanërisht Bolsonaro kritikoi guvernatorin e Sao Paolos për veprimin ndryshe nga shtetet e tjera në lidhje me politikën e bllokadës gjatë pandemisë.

Ndërkohë, në vendet e tjera të Amerikës Latine situata paraqitet problematike në Meksikë, ku llogariten 62 mijë e 527 të prekur dhe 6 mijë e 989 të vdekur.

Ndërsa në Argjentinë situata është më e zbutur, me shifrat që shkojnë përkatësisht në 10 mijë e 649 dhe 433 viktima.

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë vitin e kaluar, COVID-19 ka vrarë 337 mijë e 572 persona në rang global, prej të cilëve 95 mijë e 921 vetëm në Shtetet e Bashkuara, vend që numëron edhe mbi 1.6 milion të infektuar nga 5.2 milionë.

Tregime të lidhura