Bota

Shpresa pozitive për vaksinë, majmunët e injektuar me COVID-19 krijuan imunitet

Përditësimi i fundit: 23/05/2020 - 21:57
Text size Aa Aa

Dy studime të kryera së fundmi mund të ofrojnë prova shkencore se ata që shërohen nga COVID-19 mund të kenë krijuar imunitet, gjë që tregon se vaksinat që janë duke u përpunuar kanë më shumë gjasa që të jenë të suksesshme.

Deri më tani shkencëtarët e kanë hamendësuar se antitrupat e prodhuara si reagim ndaj virusit mund të shërbenin si mbrojtje, por provat shkencore për ta mbrojtur këtë ide kanë qenë të pakta.

Në një testim të kohëve të fundit, kërkuesit infektuan nëntë majmunë me COVID-19. Pasi u shëruan, shkencëtarët i ekspozuan sërish ndaj virusit dhe majmunët nuk u sëmurën më.

Gjetjet sugjerojnë se mund të kenë zhvilluar imunitet natyral që i mbron nga riekspozimi, sipas dr.Dan Barouch, kërkues te Qendra për Virologji dhe Kërkime ndaj Vaksinave, pjesë e Qendrës Mjekësore të Havardit “Beth Israel Deaconness”, studimet e të cilit u botuan në gazetën shkencore “Science”.

25 majmunë u infektuan me gjashtë prototipa vaksinash për të parë nëse antitrupat e zhvilluar në sistem shërbenin për të krijuar mbrojtje.

Më pas, majmunët e pa-injektuar me COVID-19 patën sasi të larta të virusit në hundë dhe mushkëri. Tetë nga ata që ishin vaksinuar ishin plotësisht të mbrojtur, ndërsa të tjerët e kishin në nivele të ulëta.

Studimet nuk vërtetojnë se njerëzit zhvillojnë të njëjtin lloj imuniteti, por gjithsesi tregon që shpresat janë të mira.

Tregime të lidhura