Bota

Spanja do të hapë kufirin për turistët e huaj në muajin korrik

Përditësimi i fundit: 23/05/2020 - 18:56
Text size Aa Aa

Kryeministri spanjoll, Pedro Sançez, deklaroi se turistët e huaj do të lejohen të futen në vend duke nisur që nga korriku.

Lajmi u mirëprit gjerësisht, pasi turizmi përbën 12% të PBB-së spanjolle.

“Turistët e huaj mund të fillojnë të planifikojnë pushimet që tani’, tha Sançez.

Edhe kampionati i futbollit pritet të rikthehet, duke nisur ndeshje pa tifozë më datën 8 qershor.

Nëse situata përmirësohet, mund të hapet në korrik për publikun.

Ndërkohë, partia e së djathtës ekstreme, “Vox”, doli në rrugët e Madridit për të protestuar kufizimet.

Me anë të një deklarate në Twitter, partia e ekstremit të djathtë, Vox, u bëri thirrje qytetarëve që t'i japin fund asaj që ata quajnë abuzim, dhe se është momenti i duhur për të bërë një protestë të madhe kundër papunësisë dhe mjerimit që ka shkaktuar qeveria.

Tregime të lidhura