Bota

Kryetarja e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve: Sjellja e SHBA, e paprecedentë

Përditësimi i fundit: 25/06/2020 - 21:36
Text size Aa Aa

Në një intervistë për korrespondentin e Euronews në Bruksel, Jack Parrock, prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, ndaj të cilës SHBA ka vendosur sanksione për shkak të hetimeve që ata po kryejnë në Afganistan, u shpreh se nuk asnjë arsye për t'u takuar me përfaqësuesit e qeverisë amerikane dhe se ata po bëjnë vetëm detyrën e tyre në hetimin e mizorive të pretenduara të ushtarëve amerikanë në Afganistan.

Parrock: Prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, Fatou Bensouda, shumë faleminderit për bisedën me ne. SHBA kanë vendosur sanksione fillimisht ndaj jush personalisht dhe stafit tuaj për hetimet që keni ndërmarrë në Afganistan. Sa ndikon kjo gjë në punën tuaj?

Bensouda: Ndiejmë keqardhje të madhe në ripërtëritjen e këtyre kërcënimeve, për marrjen e këtyre masave të jashtëzakonshme dhe sanksione ekonomike kundër gjykatës dhe kundër zyrtarëve të saj nga ana e qeverisë së shteteve të bashkuara. Pa marrë në konsideratë edhe kontributin  afatgjatë të vendit në fushën e drejtësisë kriminale. Afganistani i ka kërkuar zyrës sonë të ndalë hetimet që po kryen. Zyra ime po ndjek nga afër dhe po studion të gjitha faktet e dhëna nga autoritetet afgane, siç kërkohet edhe në statutin tonë. Ky proces kërkon kohën e vet, kohën e duhur për të arritur në një marrëveshje të qartë nga ana e zyrës.

Parrock: Pas marrjes së këtyre masave ju dhe grupi juaj nuk jeni në gjendje të udhëtoni në drejtim të Shteteve të Bashkuara. A do t'i ftonit autoritetet amerikane, presidentin Donald Trump të vijë në Gjykatën ndërkombëtare?

Bensouda: Unë nuk mund të udhëtoj në drejtim të shteteve të bashkuara për shkak të gjithë përjashtimeve që vijnë si rezultat i kufizimeve të OKB-së, që janë të lidhura  me marrëveshjen me të. Unë nuk kam nevojë të zhvilloj asnjë takim drejt për drejt me ta. Ne thjesht po bëjmë punën tonë. Statuti i Romës është shumë i qartë. Besoj se në SHBA ka mjaftueshëm avokatë ndërkombëtare kompetentë të cilët janë të aftë të kuptojnë se çfarë veprimesh duhen ndërmarrë në kohën kur diçka e tillë ndodh.