Bota

COVID-19 në SHBA, mbi 2.4 milionë infektime dhe 124 mijë vdekje

Përditësimi i fundit: 26/06/2020 - 12:16
Text size Aa Aa

Numri i rasteve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara kaloi kuotën e 2.4 milionë njësive, me shtetet kryesore të vendit që panë një rritje të ndjeshme të infeksioneve në ditët e fundit.

Konkretisht, numri i rasteve të konfirmuara arriti në 2 milionë e 418 mijë e 570, ndërsa ai i vdekjeve në 124 mijë e 355, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Shtete të ndryshme panë një rritje të rasteve me koronavirus në një ditë të vetme dhe disa prej tyre kanë anuluar heqjen e masave anti-COVID-19.

Në tërësi janë 30 shtetet që raportuan një rritje të rasteve javën e kaluar, krahasuar me javën paraardhëse. Nga shtetet në fjalë, 13 raportuan 50 për qind raste më shumë dhe 17 përjetuan 10 deri në 50 për qind rritje të infeksioneve.

Teksasi, Kalifornia dhe Florida, tre shtetet më të populluara, arritën rekord për rastet e reja në një ditë të vetme. Popullsia e tyre përbën 27.4 për qind të të gjithë popullsisë amerikane.

Kalifornia regjistroi një total prej 195 mijë e 571 raste infeksionesh të mërkurën, 5.394 krahasuar me ditën paraardhëse, sipas Departamentit të Shëndetit Publik.

Ndërkohë, drejtori i Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve, Robert Redfield deklaroi se vendi me siguri është njohur vetëm me 10 për qind të rasteve të epidemisë.

Tregime të lidhura