Bota

Diskriminimi racor, Facebook ndryshon rregullat

Përditësimi i fundit: 27/06/2020 - 12:21
Text size Aa Aa

Facebook do të ndryshojë politikat në lidhje me reklamat, për ta ndaluar kështu gjuhën e urrejtjes. Sipas politikave të reja, Facebook do të ndalojë reklamat të cilat përbëjnë kërcënim për sigurinë fizike ose emocionale për racat e ndryshme, kastat sociale, gjinitë.

“Ne po adoptojmë disa politika të reja për të ndaluar përhapjen një kategorie më të gjerë të përmbajtjes raciste të reklamave.  Hapi ynë i radhës do të jetë etiketimi i përmbajtjeve që mund të shkelin politikat tona”, thotë Mark Zuckerberg, themelues i Facebook.

Vendimi i rrjetit social erdhi pasi Unilever” dhe disa marka të tjera lajmëruan se do të ndalojnë postimet e tyre në rrjet për shkak të shumë reklamave me përmbajtje raciste, e cila ka të ngjarë të përkeqësohet me afrimin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA dhe të rrisë dukshëm polarizimin e bindjeve.